Aksident me fatalitet në Bresje, vdes një këmbësor
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në Bresje të Fushë Kosovës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor, për pasojë këmbësori ka vdekur. “Sot rreth orës…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në Bresje të Fushë Kosovës.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor, për pasojë këmbësori ka vdekur.
“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/