Aksident i tmerrshëm, shoferi i dehur shpëton mrekullisht (Foto)

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Maminas të Durrësit, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Lajme

04/01/2015 23:10

Një veturë tip Benz që ishte duke udhëtuar në drejtim të Tiranës është përplasur me hekurat anash rrugës dhe njëri prej hekurave pasi ka thyer fenerin e parë të krahur të djathtë të mjetit duke kaluar përmes motorrit të makinës në kroskot dhe ka dalë në bagazh, në pjesën e pasme të automjetit. 

“Ky aksident ka ndodhur në Maminas dhe sipas dëshmitarëve shoferi ishte aq i dehur sa që nuk po e kuptonte se çfarë kishte ndodhur”, shkruhet në faqen Harta dixhitale të aksidenteve rrugore në Shqipëri.