Aksident i rëndë trafiku në Shipol të Mirovicës, vdes një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:35, në Shipol të Mitrovicës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti. Zahiti ka thënë se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një biciklist, ku për shkak të lëndimeve të pësuara…

Lajme

30/12/2024 19:54

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:35, në Shipol të Mitrovicës.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një biciklist, ku për shkak të lëndimeve të pësuara biciklisti ka ndërruar jetë.

Ndërkaq njësitë policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe janë duke bërë hetimin e aksidentit.

“Aksident trafiku me fatalitet Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën  ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar   aksident trafiku me pasojë fataliteti,   në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën biciklist viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar. Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/