Aksident i rëndë te Kuvendi i Kosovës, motoçikleta përplaset me veturën /FOTO

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë.

Lajme

06/09/2018 15:01

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Kuvendit, ku një motoçikletë është përplasur më një veturë, raporton lajmi.net.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Policia ende nuk ka arritur në vendin e ngjarjes./Lajmi.net/