Aksident i rëndë, përfshihen 35 automjete (Video)

Në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndodhur dy aksidente të ndara trafiku, ku janë përfshirë rreth 35 automjete.

Bota

02/01/2015 19:14

Në aksidentet që thuhet të ketë ndodhur në qytetin Ashland, fillimisht mendohej të jenë përfshirë 50 automjete.

Nga fotografitë dhe videot e dërguara nga vendi i ngjarjes shihet të ketë shpërthim të zjarrit, që raportohet të ketë ndodhur në rimorkion e një kamioni, transmeton lajmi.net.

Policia ka bërë të ditur për mediat amerikane, se shkaktar i aksidentit është bora dhe akulli.

Raportohet për persona të lënduar, por jo edhe të vdekur. (lajmi.net)