Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, një i vdekur dhe një i lënduar

Një persona ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugë Prishtinë-Ferizaj.

Lajme

04/10/2020 12:30

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Hoxha po ashtu ka njoftuar se një tjetër person është lënduar rëndë dhe ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje. Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjate drejtimit të automjeteve, sepse vetëm duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat në trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve njerëzore”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/