Aksident i rëndë në rrugën Milot-Fushë Krujë, ndërron jetë këmbësori

Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Fushë Krujë, ku mësohet se një person ka humbur jetë.

Lajme

16/10/2019 20:02

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”.

Viktima bëhet me dije se është Mark Lleshi.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, është aksidentuar nga një mjet , shtetasi këmbësor M.Ll. rreth 55 vjeç, banues në Kurbin i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit. /tch