Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, vdes një person

13:28 | 16 Janar 2020

Ilustrim

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Sipas burimeve të Top Channel, bëhet me dije se, aksidenti i shënuar pak më parë në aksin Lezhë-Shkodër, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka mbetur i vdekur një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zbulon shkaqet e këtij aksidenti.