Aksident i rëndë në Leqinë të Skenderajt, vetura del jashtë rruge dhe rrotullohet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Leqinë të Skenderajt.

Lajme

15/01/2022 09:27

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës si dhe tre meshkuj kosovarë, pasagjer në veturë.

Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor./Lajmi.net/