Aksident i rëndë në hyrje të Prishtinës, dy të lënduar (Foto)
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash tek “Rrethrrotullimi” afër stacionit të autobusëve.

Lajme
Policia e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes i ka thënë Klan Kosovës se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë dy persona, por të vdekur nuk ka, njofton Klan Kosova.
Rrethanat se si ka ardhur deri tek aksidenti ende nuk dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes shihet vetëm një veturë e përplasur.
Pos policisë, edhe zjarrfikësit po ndihmojnë për ta larguar makinën nga hapësira në të cilën ka mbetur e varur.