Aksident i rëndë në Gjirokastër, humb jetën 34-vjeçari

Policia në Shqipëri njoftoi se në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Lajme

11/11/2019 09:21

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34-vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33-vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Siç raportojnë mediet në Shqipëri, paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.