Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, ka edhe të lënduar
Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në vendin e quajtur Dollc të Klinës.

Lajme
Në aksident siç shihet edhe në fotot e dërguara nga një lexues i KosovaPress-it, janë përfshirë një veturë e tipit Mercedes dhe një kombi.
Policia ka dal në vend të ngjarjes. Ndërkohë, sipas dëshmitarëve ka edhe të lënduar.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës nuk kanë dhënë detaje rreth këtij aksidenti.