Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”: Vdes një person, lëndohen katër të tjerë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Policia ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë (vetaksident), shkruan lajmi.net. Për pasojë, një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. “Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë…

Lajme

19/08/2022 15:23

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë (vetaksident), shkruan lajmi.net.

Për pasojë, një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. /Lajmi.net/