Aksident i rëndë afër Kaçanikut, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Han i Elezit- Kaçanik.

Lajme

30/09/2018 21:06

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:35 minuta. Shoferi i një veture të tipit ‘Mercedes’ e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë mbetur të lënduar”, tha Gashi.

Ai shtoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF të Kaçanikut.

Njësitet policore po merren me rastin.