Aksident i frikshëm, mbrojtësja metalike çan tej për tej makinën

18:18 | 9 Gusht 2017

Një aksident i rënë automobilistik ka ndodhur sot në Ujin e Ftohtë në Tepelenë, pranë Urës së Leklit.

Siç shihet në foto automjeti tip ‘Benz’ ka dalë në rruga pasi shoferi humbi kontrollin dhe është  përplasur me mbrojtësen anësore e cila i ka hyrë tej për tej makinës.

Shoferi i plagosur është transportuar drejt spitalit të Gjirokastrës.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa po punohet për largimin e automjetit nga rruga.