Aksident fatal në Pakistan, 56 të vdekur
Një aksident fatal ka ndodhur në qarkun Khairpur, në provincën Sind, në jug të Pakistanit.
Bota
Pesëdhjetegjashtë njerëz kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi pasagjerësh me një kamion.
Autobusi ka qenë i stërmbushur, ndërkohë që sipas policisë, në kohën e aksidentit ka pasur shumë mjegull.
Sipas autoriteteve spitalore, në mesin e viktimave janë 14 gra dhe tetë fëmijë.
Aksidentet fatale janë të shpeshta në Pakistan, për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore dhe mosrespektimit të ligjeve të trafikut.