AKR nuk do të ketë ministri, por 6 departamente

Behgjet Pacolli tha se në qoftë se AKR-ja do të kishte në dorë vendimmarrjen, Kosova do të kishte rritje ekonomike mbi 10 për qind. sipas tij, Qeveria e AKR-së do të kishte 6 departamente dhe ato asnjëherë nuk do të quhen ministri.

Lajme

27/05/2014 22:13

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se Qeveria e tij nuk do të ketë ministri por do të ketë 6 departamente.

Ai në një intervistë për emisionin Rubikon të KTV-së, tha se AKR ka programin më të mirë politik dhe synimi i saj kryesor është zhvillimi ekonomik i Kosovës.

“Unë them se ne kemi programin më të mirë. Ne dimë ta implementojmë, kemi dituri dhe kemi eksperiencë.”

“Qeverisja e AKR-së do të ishte pa ministri, por me 6 departamente. AKR-ja do të qeverisë me 6 departamente dhe nuk do të quheshin asnjëherë ministri”, tha ai, duke numruar pastaj edhe atro departamente .

“Departamenti për i Integrimeve dhe Punë të Jashtme, Shëndetësia e Mirëqenie Sociale, Financat e Ekonomia, Sporti, Rinia, Kultura e Arsimi, Mbrojtja dhe sdepartamenti i fundit, Infrastruktura”.

“Do të ketë një zhvillim dinamik ekonomik dhe do të krijohen vende pune. Vetëm në bujqësi përmes platformës agroekonomike do të krijohen mundësi për punësim të mbi 70 mijë njerëzve”.

Duke folur për Qeverinë tashmë në largim, pjesë e së cilës ka qenë edhe partia e tij dhe ai personalisht në postin e zëvendëskryeministrit, Pacolli tha se po të kishin në dorë ata vendimmarrjen Kosova sot do të kishte rritje të madhe ekonomike.

“Po të kishim qenë vendimmarrës ne, sot Kosova do të kishte rritje ekonomike mbi 10 për qind”.

“Nëse nuk jam kryeministër i Kosovës, do të thotë se ky program nuk do të ketë implementim qind për qind”.

Unë pretendoj të jem kryeministër i Kosovës dhe të kryejë reforma që Kosova të jetë shtet presidencial”, tha Behgjet Pacolli.