AKR-ja pretendon se ka fituar rreth 10 për qind të votave
Aleanca Kosova e Re (AKR), ka ripërsëritur kërkesën për rinumërimin e të gjitha kutive të votimit të dala nga zgjedhjet nacionale të 8 qershorit. Sipas këtij subjekti politik, rinumërimi i votave është i pashmangshëm, për faktin se pothuajse në të gjitha kutit e votimit rezultati zgjedhor është manipuluar.
Lajme
Sipas AKR-së, ky fakt pranohet edhe zyrtarisht nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që deri më tani ka vendosur që rreth 500 kuti votimi t’i dërgojë në rinumërim. Ndërkohë që pritet që edhe qindra kuti të tjera votimi, që pritet të auditohen, të kthehen në rinumërim, duke iu afruar kështu gjysmës së vendvotimeve në rinumërim, \”që tregojnë haptas se është manipuluar vullneti i votuesve\”.
\”Siç shihet nga të dhënat paraprake zyrtare, është Aleanca Kosova e Re ajo që është dëmtuar më së shumti nga ky proces i parregullt i numërimit të votave. Sipas të dhënave të dala nga auditimi i kutive të dyshimta të votimit, AKR del të jetë parti që ka marrë rreth 10 për qind të votave dhe jo më pak se 5 për qind, sa thuhet në rezultatet preleminare të bazuar në të dhënat e manipuluara nga komisionerët e papërgjegjshëm”, thuhet në një komunikatë të AKR-së.
Nisur nga kjo, \”AKR edhe një herë kërkon nga KQZ-ja që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm kutitë e votimit, ku manipuluesit e votave nuk kanë qenë të aftë të fshehin krimin e tyre\”.
“Rinumërimi i plotë i fletëvotimeve do të eliminonte edhe pakënaqësitë që tashmë kanë filluar të dalin në shesh nga kandidatët dhe ankesat e tyre për manipulim të votave të brendshme”, thuhet me tej.
\”Aleanca për Kosovë të Re do të angazhohet që të respektohet në tërësi vullneti i secilit votues, pavarësisht rezultatit që mund ta kenë subjektet politike, në këtë rast edhe AKR, duke ndërmarrë kështu të gjitha masat ligjore që vota e qytetarëve të besuar për AKR-në të mos manipulohet\”.