AKR e LDK me koalicion në Mitrovicë
LDK’ja do t’i japë mbështetjen e saj Agim Bahtirit të AKR’së në balotazhin për Kryetar të Komunës kundër Avni Kastratit të PDK’së.

Lajme
Kandidati i AKR’së për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do ta ketë mbështetjen e LDK’së në garën e tij në balotazh kundër Avni Kastratit të PDK’së.
Dy partitë kanë lidhur sot një marrëveshje në Mitrovicë.
Kandidati i AKR’së Agim Bahtiri, ka ftuar të gjithë ata të cilët dëshirojnë ndryshime në komunën e Mitrovicës që t’i bashkëngjiten atij.
Bahtiri ka vlerësuar se programi i përbashkët ndërmjet AKR-LDK është më i miri.
“I kemi kalkuluar të gjitha programet dhe i kemi harmonizuar ato. Pres edhe nga partitë tjera dhe njerëzit të cilët e duan ardhmërinë e këtij vendi, të më bashkëngjiten”.
Ndërkaq, kryetari i LDK’së në Mitrovicë, Sadri Ferati, është shprehur se me mbështetjen e LDK’së, Agim Bahtiri, do të jetë Kryetar i ardhshëm i Mitrovicës.