AKR do ta votojë Qeverinë Hoti – Matoshi flet edhe për takimin Thaçi-Pacolli

Fatmir Matoshi nga Aleanca Kosova e Re deklaroi se do e votojnë Qeverinë Hoti.

Lajme

01/06/2020 18:37

Matoshi në Info Magazine tregoi se nga Lidhja Demokratike e Kosovës kërkojnë vetëm falënderim.

“Nuk kemi ndonjë qëndrim që të jemi brenda këtij koalicioni, AKR ashtu siç ka votu Qeverinë Kurti ashtu do e votojë edhe Qeverinë Hoti”.

“Padyshim se do e votojmë Qeverinë Hoti, nuk është vënë në dyshim asnjëherë që deputetët e AKR-së do e votojnë Qeverinë Hoti – do i japim mbështetjen e formimit të një qeverie të re ashtu siç kemi votuar edhe qeveritë e kaluara”, deklaroi Matoshi.

“Vetëm një falënderim apo mirënjohje kërkojmë nga LDK-ja gjë që nuk e ka bërë Vetëvendosje – as edhe një telefonatë nuk e kemi marrë pas votimit”.

Klan Kosova gjatë ditës raportoi për takimin e presidentit Hashim Thaçi me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Sipas Matoshit, me lehtësimin e masave është normale që të takohen.

“E natyrshme ne tash kemi lehtësim të masave dhe po arrijmë të takohemi me të tjerët. Pacolli është ish-president dhe ish-ministër i Jashtëm ndërsa Thaçi është president aktual dhe një takim i tillë është më se normal se besoj që ka pse komentohet nga të tjerët”.