AKP jep detaje për “Shitjen e Aseteve 61” – gjithçka që duhet të dini

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në shitjen përmbyllëse për vitin 2022 përmes ofertimit për prona të shumta atraktive në tërë vendin, të përfshira në Shitjen e Aseteve 61. Kjo shitje ofron një numër prej 31 asetesh atraktive në katër rajonet e Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan. Të gjitha këto asete…

Lajme

06/12/2022 16:14

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në shitjen përmbyllëse për vitin 2022 përmes ofertimit për prona të shumta atraktive në tërë vendin, të përfshira në Shitjen e Aseteve 61. Kjo shitje ofron një numër prej 31 asetesh atraktive në katër rajonet e Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan.

Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.61 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 7 Dhjetor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090

e-mail: [email protected] / [email protected]

www.pak-ks.org