Akoma nuk ka datë për Joshua – Usyk: “Shumë gjëra janë duke ndodhur”

Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk akoma nuk kanë caktuar një datë për rimeçin mes tyre.

Sport

17/01/2022 19:20

 

Britaniku ka shfrytëzuar të drejtën e revanshit ndaj Usyk, por akoma nuk është caktuar një datë për duelin e dytë të tyre.

Dyshja vazhdojnë të jenë në negociata për të caktuar datën për rimeçin. Këtë e ka thënë edhe promotori i Usyk, i cili ka thënë se së shpejti mund të mësohet data e saktë.

“Shumë gjëra janë duke ndodhur për momentin”, ka thënë Alexander Krassyuk, transmeton lajmi.net.

“Së shpejti ne do t’i zbulojmë të gjitha”, shtoi ai.

Shumë zëra insistonin se Joshua do të lëshojë rrugë për duelin mes Fury dhe Usyk, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Joshua do mundësinë e tij. /Lajmi.net/