“Akoma ndjej dhimbje, e kemi merituar finalen”, Ronela Hajati reagon sërish
Mbrëmë u mbajt gjysmëfinalja e parë e festivalit evropian të këngës.

ShowBiz
Shqipëria nuk arriti ta prekte finalen e cila do të mbahet me datë 14 maj, shkruan lajmi.net.
Por performanca e këngës u komentua mjaft shumë në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare.
Në kanalin e Youtubes kjo këngë ka arritur t’i marr mbi 1 milion klikime, ku për këtë reagoi vet këngëtarja.
Ronela tha se ndjen dhimbje në gjoks pasi sipas saj e meritonte finalen.
View this post on Instagram
“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! TE DUA ”, ishte mbishkrimi i këngëtares.
Kujtojmë se Shqipëria, ishte shteti i parë që hapi gjysmëfinalen e parë në Eurovision këtë vit. /Lajmi.net/