Akili fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix-in e Hagës

Akil Gjakova  është mposhtur në finale të Grand Prix-it që po mbahet në Hagë, në kategorinë -73, nga  xhudisti rus, Musa Mogushkov.

Sport

17/11/2018 18:01

Luftën e parë xhudisti nga Kosova ka arritur që ta fitojë me IPPON, ndaj xhudistit nga Gana, Emmanuel Nartey.

Xhudisti nga Kosova edhe luftën e dytë e fitoi  me IPPON, duke e mundur garuesin nga Holanda,  Roy Schipper.

Akili nuk pati të ndalur edhe në luftën e tij të tretë, ku përsëri me anë të IPPON, eliminoi kundërshtarin  nga Hungaria, Miklos Ungvari.

Akili mposhti  gjermanin Zingg Anthony, për të siguruar kështu kalimin në finale, ku e priste xhudisti rus.

Ishte rusi, Musa Mogushkov ai që i ka mohuar medaljen e artë luftëtarit nga Kosova.

Kujtojmë që medalje nga ky Grand Prix, Kosova fitoi edhe dje, kur xhudistja Distria fitoi medaljen e bronztë. /Lajmi.net/