Akili fantastik, fiton me ippon dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të ‘Grand Prix 2019’ në Budapest.

Sport

13/07/2019 14:50

Xhudisti nga Kosova, ka arritur që në sfidën drejt gjysmëfinales të mposht me ippon garuesin nga Japonia, Masashi Ebinuma, në kategorinë deri në 73 kilogramë në ‘Grand Prix 2019’.

Gjakova edhe në këtë luftë u shfaq në formë të mirë, duke shfrytëzuar një vendosje jo të mirë të kundërshtarit, për ta përplasur në tokë, për një fitore shumë të rëndësishme.

Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turev.

Kundërshtari i radhës i Gjakovës, është 24 vjeçar./Lajmi.net/