Akil Gjakova sportisti i vitit 2018 në Kosovë

Është zgjedhur edhe sportisti i vitit, për vitin 2018 në Kosovë.

Sport

01/03/2019 20:01

Ky çmim i ka takuar xhudistit të jashtëzakonshëm, Akil Gjakova, i cili korri suksese të mëdha këtë vit, shkruan lajmi.net.

Gjakova pati konkurrencë të fortë për të fituar çmimin sportisti i viti 2018, çmim që u nda nga Komiteti Olimpik i Kosovës., shkruan lajmi.net.

Ky çmim pritet të jetë një motivim shumë i madh për xhudistin tonë, të cilin e presin gara shumë të forta këtë vit.

Akilit dhe xhudistëve tanë i nevojitet grumbullimi i pikëve olimpike, në mënyrë që të mund të garojnë në olimpiadën e ardhshme.

Pasi u shpall sportisti i vitit 2018, Akil Gjakova u përkujdes që të bënte edhe një postim në Facebook, të cilin ua përcjellim më poshtë. /Lajmi.net/