Akil Gjakova prek çerekfinalen në Baku

Akil Gjakova ka siguruar kalimin në çerekfinale të ‘Grand Slamit’ të Baku.

Sport

11/05/2019 12:24

Xhudisti nga Kosova ka fituar edhe luftën e dytë, duke e mundur portugezin Nuno Saraiva, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Edhe luftën e dytë, Akili e fitoi me ippon, që erdhi si rrjedhojë e tre kartonëve të verdhë të kundërshtarit.

Në raundin tjetër, Gjakova do të ndeshet me fituesin e sfidës Butbul – Ondar./Lajmi.net/