Akil Gjakova humb mundësinë për medaljen e artë, tani kërkon të bronztën

Akil Gjakova ka lëshuar mundësinë për medaljen e artë në 'Grand Slamin' e Baku.

Sport

11/05/2019 13:31

Xhudisti nga Kosova, nuk ka arritur të kalojë në gjysmëfinale, për të hyrë në garë për medaljen e artë.

Gjakova është mundur nga izraeliti Tohar Butbul, në ndeshjen çerekfinale në kategorinë deri 73 kilogramë.

Humbja për Akilin erdhi në luftën e tretë, pasi në dy të parat mposhti rumunin Alexandru Raicu dhe portugezin Nuno Saraiva.

Tani Gjakova do të kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit./Lajmi.net/