Akil Gjakova eliminohet në gjysëmfinale, akoma në garë për medalje

Në gjysëmfinalen e Grand Slamit të Tbilisit në Gjeorgji, Akil Gjakova është ndeshur me Tsend-Ochir Tsogtbaatar.

Sport

27/03/2021 12:24

Përkundër faktit që ndeshja ndaj Tsend-Ochir ishte shumë e dobët, ai arriti që të kualifikohet në finale, shkruan lajmi.net.

Akil Gjakova mund të fitojë medaljen e bronztë, ndërsa finalja e Grand Slamit të Tbilisit në kategorinë 73 kilogramë do të jetë mes Arthur Margelidon dhe Tsend-Ochir.

Edhe gjatë ditës së nesërme, Kosova do të luajë në këtë Grand Slam me garuesen tjetër, Loriana Kuka.

Theksojmë se Gjakova pati një ndeshje të mirë, mirëpo në fund nuk arriti të fitojë./Lajmi.net/