Akil Gjakova e fiton luftën e parë
Akil Gjakova ka shënuar fitoren e parë në ‘Grand Slamin’ e Hungarisë, duke e mposhtur me Ippon xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatushvili.

Sport
Xhudisti nga Kosova rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin, me jo pak mund, mposhti Shavdatushvili në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Lufta mes Gjakovës dhe Shavdatushvili zgjati rreth 10 minuta.
Në raundin e radhës, Gjakova do të takohet me fituesin e sfidës Botond Toth – Pelivan Petru.
Vlen të ceket se fitore në ndeshjen e parë ka shënuar edhe Laura Fazliu./Lajmi.net/