Akademia diplomatike e Kosovës shënoi 5 vjetorin, mori pjesë edhe Rami Rexhepi

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Akademisë Diplomatike të Kosovës nga 7-9 mars, zëvendësdrejtori i Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, ambasadori Rami Rexhepi mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Diplomacia, gjinia, fuqizimi dhe shtetndertimi“ dhe ne kremtimi e pesë vjetorit të Akademisë Diplomatike të Kosovës.

Lajme

10/03/2018 18:14

Ngjarje, që u organizua në Prishtinë, e që iu dedikua kremtimit të pesë vjetorit të themelimit të Akademisë Diplomatike të Kosovës. Punimet e Konference i hapi drejtori gjeneral i Akademisë diplomatike të Kosovës ambasadori z.Ismail Beqiri ndërsa pjesëmarrësve iu drejtua zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës z-nja Rejhan Vuniqi dhe shumë personalitete nga vendi dhe bota.

Pas përfundimit të punimeve të Konferencës ndërkombëtare dhe kremtimit të pesë vjetorit të themelimit të Akademisë Diplomatike të Kosovës, në mjediset e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili priti në takim zëvendësdrejtorin e Akademisë Diplomatike të Republikës së Maqedonisë, ambasadorin Rami Rexhepi.

Ambasadori Ismaili duke i uruar mirëseardhje ambasadorit Rexhepi, falënderoj për pjesëmarrjee tij në Konferencën Ndërkombëtare për nder të themelimit të Akademisë Diplomatike, gjatë këtij takimi u diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh si dhe thellimi i marrëdhënieve në mes të dy institucioneve simotra në fushën e trajnimeve dhe diplomacisë.

Ndërkaq,ambasadori Rexhepi, e falënderoi ambasadorin Ismaili për pritjen dhe ftesën, duke vlerësuar punën e Akademisë Diplomatike të Kosovës dhe duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ne mes te dy Akademive dhe dy shteteve fqinje.

Në kuadër të qëndrimit tre ditor në Prishtinë, ambasadori  Rami Rexhepi në selinë e Misionit të OSBE-së në Prishtinë realizoi një takim shumë të frytshëm me mikun e tij të vjetër shefin e Misionit të OSBE-së në Republikën e Kosovës, ambasadorin Jan Braathu.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se rajoni është në rrugë të mbarë për t’u integruar në strukturat euroatlantike duke përfshirë këtu Kosovën dhe Maqedoninë, por megjithatë relizimi i reformave në gjyqesorë, sundimi i ligjit, shteti i së drejtës, liria e mediave, respektimi i të drejtave të njeriut, demokratizimi i shoqërisë, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit nuk kanë alternative.

Qeveritë e vendeve të rajonin duhet të jenë më të përkushtuara në këtë drejtim dhe çështjet ndërfqinjësore duhet t’i zgjedhin në dobi të së ardhmes së vendit, për të hapur rrugë për integrimin e vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike që do të jetë një benefit shumë i madh për popujt në rajon e përgjithësi.

Ambasadori Rexhepi e falenderoi në mënyrë të veçantë ambasadorin Jan Braathu, për mikëpritjen e ngrohtë dhe e ftoi në një kohë të përshtatshme për të, që të mbajë një ligjeratë për diplomatët e MPJ-së së Republikës se Maqedonisë nën organizim të Akademisë Diplomatike të MPJ së Republikes së Maqedonisë, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

rami1 rami2 rami3