AK kundër kryepeshkopit Irinej

Aleanca Kuq e Zi nuk e ka mirëpritur kryepeshkopin serb Irinej. Ata e kanë quajtur armik të shqiptarëve. Sipas AK-së, policia ka ndalur gjashtë protestues dhe ka shoqëruar disa të tjerë.

Lajme

01/06/2014 10:46

Aleanca Kuq e Zi ka reaguarpër pjesëmarrjen e kryepeshkopit serb Irinej në shenjtërimin e kishës në Tiranë, duke e quajtur armik të shqiptarëve.

Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi i kanë vendosur parulla kryepeshkopit serb në kangjellat e Katedrales, ku shkruhet “Kryepeshkopi i Serbisë kundër Shqipërisë”.

Sipas aktivistëve të AK-së, policia ka ndaluar 6 protestues dhe ka shoqëruar disa të tjerë.

Protesta e Aleancës Kuqezi lidhet me praninë e kryepeshkopit serb Irinej në ceremoninë e shenjtërimit të katedrales së re “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, kryepeshkopi i Serbisë është shprehur kundër historisë së Shqipërisë dhe ka deklaruar se “Kosova është Serbi”, si dhe “Serbia më mirë jashtë BE-së sesa pa Kosovën”.

Aleanca Kuq e Zi deklaron se “takimi i Ramës me kryepeshkopin serb është i paprecedent”.