Ajo që nuk ishte menduar asnjëherë po ndodh… Messi ka filluar negociatat me Man City

Vazhdojnë të vijnë lajme të reja rreth të ardhmes së Lionel Messit.

Sport

04/07/2020 12:06

Në Spanjë, gjatë ditës së premte është raportuar se Messi ka vendosur të mos vazhdojë kontratën me Barcelonën, dhe të largohet falas verën e ardhshme.

Sipas shumë medieve në Britani, është Manchester City që po monitoron situatën, dhe tashmë ka pasur kontakte me Messin.

Raportohet se Messi ka filluar negociatat fillestare me drejtuesit e Manchester Cityt, madje pretendohet se ekzistojnë mundësi reale që dyshja Guardiola – Messi të ribashkohen sërish, përcjell lajmi.net.

Kur bëhet fjalë për financat, është e qartë se numrat do të jenë të mëdha, por për sheikët sigurisht që nuk do të jetë problem nëse Messi më në fund thotë ‘po’. Me siguri, të paktën 30-35 milionë euro do të lihen mënjanë për pagën e tij.

Dënimi i Cityt për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve mund të jetë një problem real për ta, të cilët këto ditë po presin një vendim përfundimtar./Lajmi.net/