“Ajo pjesë e imja vdiq” – A është ky reagim i Loredanës përgjigje ndaj këngës së Mozzik?

“Të dua” titullohet projekti më i ri muzikor i reperit nga Ferizaj, Mozzik. Teksti i kësaj kënge flet për distancën me vajzën, mallin e raportin edhe me ish-gruan, Loredana Zefi, shkruan lajmi.net. Pas publikimit të këngës fansat kanë vërejtur një postim të ish-gruas së Mozzikit në Instagram, e që e kanë cilësuar si përgjigje indirekte…

ShowBiz

23/09/2022 13:27

“Të dua” titullohet projekti më i ri muzikor i reperit nga Ferizaj, Mozzik.

Teksti i kësaj kënge flet për distancën me vajzën, mallin e raportin edhe me ish-gruan, Loredana Zefi, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të këngës fansat kanë vërejtur një postim të ish-gruas së Mozzikit në Instagram, e që e kanë cilësuar si përgjigje indirekte nga Lori disa orë pas publikimit të projektit muzikor.

Ajo në InstaStory ka publikuar një pjesë të tekstit të të këngës “Emotionally scarred” nga Lil Baby.

“Nuk kam asgjë kundër teje, ne jemi njerëz, të gjithë kemi probleme. Por jam e lodhur duke qenë e lodhur nga të qenurit e lodhur .Ajo pjesë e imja vdiq. E shoh, më pas jo, bëj sikur jam e verbër”, thuhet në pjesën e tekstit që ndau Loredana.

Se a është kjo rastësi apo një përgjigje nga ana e reperes mbetet të shihet. /Lajmi.net/