Ajo i dhuroi veshkën, ai e tradhtoi

Samatha Lamb ia ka shpëtuar jetën burrit të vet, duke ia dhuruar atij veshkën e saj. Por, pasi që ai u shërua, u nda nga ajo. Tash, ajo po kërkon ta rikthejë veshkën. Ky është një rrëfim që vjen nga Anglia.

Bota

29/01/2014 22:10

Nëna e një fëmije – Samantha – beson se Andy, bashkëshorti i saj, e kishte tradhtuar atë pas operacionit të transplantimit, ndonëse ai e mohon një gjë të tillë.

Samatha Lamb ia ka shpëtuar jetën burrit të vet, duke ia dhuruar atij veshkën e saj.

Tashmë ajo shpreson që do të mund ta marrë veshkën e saj përsëri dhe t’ia japë dikujt që e meriton më shumë.

“Definitivisht do të futesha sërish në operacion, por nuk do të ja dhuroja veshkën atij”.

“E urrej atë. Nëse kisha mundur, ia kisha marrë veshkën dhe ia kisha dhuruar dikujt tjetër”.

Samantha dhe Andy ishin takuar në vitin 2004 dhe ishin martuar në vitin 2007. Thotë të kenë pasur një jetë bashkëshortore të mirë.

Por, kishte vërejtur shenja se Andy nuk ishte njeriu i duhur për të.

“Ne kishim një jetë të mirë, edhe pse kishte shenja që Andy nuk ishte njeriu që kisha shpresuar unë. Ai ishte person që më kontrollonte”.

“Ai mendonte se e gjithë bota ishte kundër tij dhe të gjithë kishin faj për çdo gjë. Unë e dashuroja dhe dëshiroja që ai të ishte një person më i qetë”.

Kur Samantha vendosi që t’ia dhuronte veshkën burrit të saj, BBC kishte xhiruar një dokumentar për ta. Por, Samantha thotë se menjëherë pasi që kreu transplantimin, ishte penduar.

“Menjëherë pasi përfundoi operacioni, e dija që kisha bërë një veprim të gabuar”.

“Andy, pas operacionit ishte më mirë. Por, unë e pashë se ai filloi që të rregullohej, të rruhej dhe shpenzonte shumë kohë para laptop’it të tij”.

“Pastaj zbulova dhe e ballafaqova atë me faktin se ai ishte duke më tradhtuar me shoqen time, Clare”.

“Nëna dhe motra ime e kishin parë atë të përqafuar me të. Ai sigurisht që mohoi gjithçka dhe u tërbua”.

Samantha thotë se shoqja e saj Clare e kishte pranuar që ishte e dashuruar në Andy’in.

“Ajo e pranoi se kishte rënë në dashuri me Andy’in. Unë e detyrova Clare që ta telefononte atë dhe e dëgjova teksa ajo i tha: ‘Sam e di për ne’ dhe reagimi i Andy’it ishte thjesht ‘Oh’.”

Samantha thotë se ajo thjesht do që të divorcohet.

Andy insiston se ai nuk dëshironte që Samantha t’ia dhuronte veshkën e saj.

“Asnjëherë nuk kam dashur që ajo të më dhuronte veshkën, sepse e dija që ishte një rrezik i madh. Por, insistonte dhe unë gjithmonë do t’i jem borxhli për jetën time”.

“Unë e dua Samanth’an, por lidhja jonë nuk funksionoi. Ne kishim dallime dhe konflikte të mëdha. Familjes së saj unë asnjëherë nuk i kam pëlqyer”.

“Pavarësisht bindjeve të Samantha’s, unë kurrë nuk e kam tradhtuar atë me shoqen e saj”

“Unë thjesht i kam ndihmuar Clare, për të trajnuar qenin e saj”.

 

(Mirror)