“Ajo çka po bën Liverpool, është e pabesueshme”

Standardet e vendosura nga Liverpool janë të pabesueshme për Rickie Lambert.

Sport

11/02/2020 19:25

Ish sulmuesi i ‘The Reds’ ka folur fjalët më të mira për Liverpoolin e Jurgen Klopp që po marshon sigurt drejt titullit të Premierligës, të parin pas pritjes 30 vjeçare.

Liverpool pas 25 xhirove në Premierligë, ka arritur 24 fitore, duke krijuar një distancë prej 22 pikësh me ndjekësit e parë, skuadra e Manchester Cityt.

“Është e pabesueshme ajo çfarë po ndodh”, ka thënë Lambart, i cili në sezonin 2014/2015 ka veshur fanellën e Liverpool.

“Nuk mund t’i besoj nivelet ku ata po arrijnë, nuk kam parë kurrë më parë. Duke e parë atë që po bën Liverpool ka qenë diçka e pabesueshme”.

“Qyteti po gumëzhimë. Familja ime është duke gumëzhitur. Ka qenë e shkëlqyer t’i shohësh. Disa nga djemtë që ishin atje në kohën time, akoma janë aty, dhe duke i parë që po bëjnë mirë, është absolutisht e shkëlqyer”./Lajmi.net/