Ajeti përforcon Shqipërinë
Mbrojtësi i Baselit, Arlind Ajeti do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Francës dhe Italisë.
Sport
Mbrojtësi i Baselit, Arlind Ajeti do të debutojë për Shqipërinë në ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Francës dhe Italisë, gjatë këtij muaji.
Sipas portalit “Koha.net”, Ajeti ka marrë ftesë nga selektori Gianni de Biasi dhe do t’i bashkohet ekipit kuqezi.
21-vjeçari është futbollist i talentuar dhe ardhja e tij në Kombëtaren e Shqipërisë pritet të paraqet një ndihmë të madhe për De Biasin por edhe komplet grupin.
Strategu italian ende nuk e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ballafaqime.