Ajax u tall me Ramosin, por mori përgjigje epike nga mbrojtësi spanjoll

Ajax në Twitter ka kujtuar një nga fitoret më të mëdha në dekadën e fundit.

Sport

02/04/2020 09:05

Në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, Ajax mposhti Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’, me rezultat 1:4.

Sergio Ramos, kapiten i Realit, nuk luajti në atë ndeshje, por bëri një dokumentar për vetën e tij, në zonën VIP të stadiumit.

Ajax në postimin e tyre ka përdoruar një fotografi të Ramos dhe një të lojtarit të tyre, për të kujtuar atë ndeshje.

Nuk kaloi më shumë kohë, dhe Ramos iu përgjigj Ajaxit në mënyrë të shkëlqyer, në të njëjtin rrjet social.

Ai etiketoi gjigantin holandez dhe tregoi koleksionin me fotografitë nga Liga e Kampionëve, ku Ramos ka ftuar katër herë këtë trofe me Real Madridin./Lajmi.net/