Ajax: Po e shohim fundin e De Ligt

Skuadra e Ajax Amsterdam ka konfirmuar se transferimi i Matthijs de Ligt tek Juventus po kryhet.

Sport

15/07/2019 15:25

Drejtori sportiv i skuadrës së Ajax, Marc Overmas ka konfirmuar se fundi i De Ligt me Ajax po shihet tashmë, me lojtarin që po shkon tek Juventus.

Lojtari do të udhëtoj drejt Torinos gjatë kësaj pasdite, dhe sipas Overmars tashmë gjithçka është në duart e bankave.

“Fundi po shihet. Gjithçka ka të bëjë me garancën mbi bankat, pasi Ajax janë shumë strikt në këto çështje. Shpresoj që këto procedura të ecin shpejtë, por jam i sigurt se ata do të punojnë në këtë. Ata janë italianë” ka thënë tutje Overmars.

De Ligt do të bashkohet me Juventus për një shifër që thuhet se do të prek 65 milionë eurot, plus bonuse.

Në kontratën e tij pesë vjeçare me Juventus, ai do të përfitojë përafërsisht 8 milionë euro në sezon, me bonuse që mund të prekin totalin e 12 milionë eurove. /Lajmi.net/