AIP dënon KESCO-n me 25 mijë euro pas ankesës për faturat pa zarfa
Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka dënuar me 25 mijë euro KESCO-n pas ankesës për faturat pa zarfa. Në lidhje me këtë ka njoftuar aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se ankesa e tij kishte efekt, derisa tregon se në mars ka bërë ankesë ndaj shkeljes së ligjit nga KESCO qe…

Lajme
Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka dënuar me 25 mijë euro KESCO-n pas ankesës për faturat pa zarfa.
Në lidhje me këtë ka njoftuar aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se ankesa e tij kishte efekt, derisa tregon se në mars ka bërë ankesë ndaj shkeljes së ligjit nga KESCO qe ka sjellur faturat pa zarfe.
“Ankesa kishin bërë edhe qytetarë të tjerë para nesh. Agjensia për Informim dhe Privatësi më njoftoi që kanë dënuar KESCOn me 25.000€ gjobë. Kjo është gjoba e dytë dhe konsideroj që është e ulët sepse kane pasur kohe më shumë se 6 muaj të mos e përsërisin shkeljen. Ta shohim a po e përsërisin”, ka shkruar Nushi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: