Aida Dërguti, nënkryetare e Kuvendit
Aida Dërguti është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Lajme
Me 67 vota për, një abstenim dhe një kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën Aida Dërgutin nënkryetare të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Zgjedhja e Dërgutit vjen pas dorëheqjes së kolegut të saj partiak, Glauk Konjufca, pasi që ky i fundit është zgjedhur Shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.
Sipas Rregullores së Kuvendit, për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit duhen së paku 61 vota. (lajmi.net)