Ai që vrau Bin Ladenin do të merret edhe me ISIS-in

Rob O’Neil, është ky heroi që morri pjesë në aksionin e vrasjes së Osama Bin Ladenit. Ai, ka vendosur që të rrëfehet për Fox News, duke mos dashur që më të mbetet anonim.

Bota

05/11/2014 23:38

Tre plumbat që i dha në kokë Bin Ladenit, O’Neil, i frymëzoi edhe shumë filmbërës Hollivudian.

Arsyeja se pse tash ka vendosur të flas dhe të mos mbetet anonim, O’Neil, thotë se është i dëshpëruar me shërbimet shëndetësore dhe pensionin dhe për këtë arsye ka vendosur të flasë.

Ky njeri ka kryer më shumë se 400 misione, ka vrarë më shumë se 30 targete dhe është një nder më të nderuarit e SEAL.

Përveç kësaj, sipas deklaratave të babait të tij, familja O’Neil është e gatshme të përballet edhe me luftëtarët e ISIS.

“Njerëzit po pyesin se a jemi të shqetësuar që ISIS do të vijë tek ne shkaku që Rob do të flasë publikisht. Unë them se do e lyej një shenjë të madhe në derën e përparme dhe do ju them ejani dhe na merrni”, ka thënë ai.