Ahmetxhekaj: Pasi të shijojmë trofetë, përgatitemi për ndeshjet evropiane

Blerta Ahmetxhekaj ishte pjesë e rëndësishme e Istogut në kampanjën që solli dy trofetë e hendbollit kosovar, atë të kampionit dhe Kupën.

Sport

16/05/2022 17:45

Portierja istogase ka pasur paraqitje të mira në ‘Final Four’ të Kupës, që fundjavën e kaluar u zhvillua në Ferizaj.

Istogu fillimisht kaloi Prishtinën e në finale e mposhti Ferizajn.

Ahmetxhekaj është shprehur e lumtur me paraqitjen e skuadrës këtë edicion dhe me plotësimin e objektivave.

“Arritëm të mbyllim edicionin në mënyrën më të mirë , ashtu si kemi pritur dhe kemi synuar që në fillim të edicionit – me të dy trofetë. Këtë edicion na karakterizoj angazhimi maksimal në secilën ndeshje. Pavarësisht lëndimeve me të cilat jemi përballur, i fituam të gjitha 28 ndeshjet”, ka thënë Ahmetxhekaj, përcjell lajmi.net.

Tutje portierja tha se do të shijojnë titujt, para se të nisin përgatitjet për garat evropiane.

Tani do t’i shijojmë disa ditë trofetë, pastaj prioritet i kemi ndeshjet në Evropë për të cilat kemi synime të qarta”, shtoi Blerta. /Lajmi.net/