Ahmeti: Vota juaj nuk guxon të shkojë huq, jemi këtu ta zbatojmë vullnetin fitimarë

Lideri i Frontit Europian, Ali Ahmeti në press konferencë tha se nuk do të lejohet asesi të shkilet mbi legjitimitetin e popullit. “Ne po nisim rrugëtimin për të mos e lejuar këtë majorizim që rëndon bashkëjetesën dhe demokracinë dhe ftojmë qytetarët që të na bashkangjiten në përpjekjet tona për ta mbrojtur votën, legjitimitetin dhe frymën…

Lajme

29/05/2024 13:52

Lideri i Frontit Europian, Ali Ahmeti në press konferencë tha se nuk do të lejohet asesi të shkilet mbi legjitimitetin e popullit.

“Ne po nisim rrugëtimin për të mos e lejuar këtë majorizim që rëndon bashkëjetesën dhe demokracinë dhe ftojmë qytetarët që të na bashkangjiten në përpjekjet tona për ta mbrojtur votën, legjitimitetin dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe Marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë për të ardhme europiane.

“Vota juaj nuk guxon të shkojë huç dhe ne jemi këtu bashkë që ti prijmë fitores tuaj dhe ta zbatojmë vullnetin tuaj fitimtarë. Ne vlerësuam, që këto çështje janë tejkaluar dhe jemi zhvilluar si shoqëri me respekt të ndërsjellë mbi vullnetin e njëri tjetrit për të mirën e shoqërisë së përbashkët. I takon gjeneratës tonë, që bashkë të mos lejojmë zhbërje të arriturave dhe të pamundëspjmë përsëritje të mosrespektimit të vullnetit politik dhe legjitimitetit të sovranit”, tha Ali Ahmeti.