Ahmeti uron besimtarët musliman me rastin e muajit e shenjtë të Ramazanit

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka lëshuar një mesazh urimi duke dëshiruar kështu agjërim të lehtë dhe të pranuar të gjithë besimtarëve.

Lajme

13/04/2021 09:22

Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarëve të fesë Islame ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar, duke dalë të plotësuar nga muaji i mundësive të ripërtëritjes shpirtërore. Paçi muaj të mbarë bashkë me familjarët dhe në përputhje me masat e kujdesit për shëndetin tuaj dhe të afërmit e juaj, uron kështu Ahmeti.