Ahmeti: Sot jemi edhe më keq se para vendosjes së taksës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur edhe një herë rreth vendimit të qeverisë Hoti për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Lajme

06/06/2020 17:18

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova sot është në pozicion më të keq se sa që ishte para taksës, shkruan lajmi.net.

“Nuk e kam problemin me disa që nuk kanë pas qendrim apo që kanë qenë kundër këtyre veprimeve karshi Serbisë, por disa që na shtyen në konfrontim me disa shtete mike e sot përveq që janë pjesë e këtij vendimi nuk e thanë asnjë fjalë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, nëse politika kosovare do të ishte e bashkuar, shteti do të ishte më i mbrojtur.

Postimi i plotë:

Dy vite dramë, e sot jemi më keq se ku kemi qenë para takses. Nuk e kam problemin me disa që nuk kanë pas qendrim apo që kanë qenë kundër këtyre veprimeve karshi Serbisë, por disa që na shtyen në konfrontim me disa shtete mike e sot përveq që janë pjesë e këtij vendimi nuk e thanë asnjë fjalë.

Sic e kam thënë edhe më fillim të 2019, të ndarë do të na sakatojnë (sikurse me taksen). Të bashkuar do të ishim shumë më të mbrojtur, por dikush më pak e dikush më shumë e kanë vetën më me rëndësi. /Lajmi.net/