Ahmeti: S’kemi as helikopter, pa aleatët s’mund të reagojmë në rast të ndonjë krize
Ish-kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u është rikthyer studiove televizive. Ai ka komentuar zhvillimet e fundit në veri, duke përmendur edhe kritikat ndaj sekretarit Blinken, përcjell lajmi.net. Sipas tij, koordinimi është i nevojshëm, pasi nuk kemi kapacitete për të reaguar vetë, në rast të ndonjë krize më të madhe. “Asnjë helikopter s’e ka shteti i…

Lajme
Ish-kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u është rikthyer studiove televizive.
Ai ka komentuar zhvillimet e fundit në veri, duke përmendur edhe kritikat ndaj sekretarit Blinken, përcjell lajmi.net.
Sipas tij, koordinimi është i nevojshëm, pasi nuk kemi kapacitete për të reaguar vetë, në rast të ndonjë krize më të madhe.
“Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës. As edhe një. Në rast të ndonjë krize, sikur ajo me bartjen e atij serbit, Kosova nuk mund të reagojë”, tha ai në Pressing.