Ahmeti shpallet kryetar i dobët, s’ka plotësuar as 50 për qind të premtimeve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte dhënë premtime të shumta në fushatën e zgjedhjeve lokale.

Lajme

05/03/2019 14:16

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti po del të jetë i dobët sa i përket mbajtës së premtimeve.

Në një hulumtim të publikuar nga instituti “GAP” për periudhën janar 2018 – dhjetor 2018, Ahmeti ka premtuar vetëm 10 premtime, nga gjithsej 81 sa i kishte bërë në kohë fushate.

Dy prej tyre janë  gjysmë të përmbushura, 30 të filluara dhe 39 të tjera nuk kanë filluar fare.

Mos efikasiteti i Ahmetit mund të lidhet edhe me angazhimin e tij në strukturimin e Partisë Social Demokrate si dhe bashkëngjitjen e tij në Ekipin Negociator.

KËTU e gjeni të detajuar hulumtimin e “GAP”-it. /Lajmi.net/