Ahmeti: Ramush Haradinaj bartës i listës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate edhe zyrtarisht sot kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhorë.

Lajme

19/08/2019 15:41

E bartës i listës të këtij koalicioni dhe pretendent për kryeministër do të jetë lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, raporton lajmi.net.

Kështu ka thënë gjatë një konference për media, kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se PSD nuk ka pas pretendime për kryeministër.

LEXO EDHE:

Haradinaj flet pas koalicionit me PSD-në e Ahmetit, nuk e lë pa e përmend edhe Ushtrinë

“Unë e tregova që bartës i listës edhe pretendent për kryeministër është Ramush Haradinaj. Unë jam kryetar komune, i kam edhe dy vite mandat. Nuk ka pas pretendime nga PSD që të marrim kryeministrin”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/