Ahmeti – Qeverisë: Më shumë keni lobuar kundër VV-së e opozitës sesa për UNESCO

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se më shumë ka lobuar kundër Lëvizjes Vetëvendosje e opozitës se sa për pranim në UNESCO e kundër Serbisë.

Lajme

10/11/2015 20:12

Ai thotë se këtë e ka mësuar pas takimeve që ka pasur me ambasadorë në Kosovë e diplomatë në vendet e tyre, raporton lajmi.net.

“Nga takimet e mia me ambasadorë në Kosovë e diplomatë në vendet e tyre e kam mësuar një gjë. Qeveria jonë më shumë ka lobuar tek ata kundër Vetëvendosjes e opozitës, se sa për pranim e kundër Serbisë”, ka shkruar ai./lajmi.net.